Interi dëshiron ta transferojë Eriksenin si lojtar të lirë

Interi dëshiron ta transferojë Eriksenin si lojtar të lirë

Futbollisti danez, Christian Eriksen mund të largohet nga Tottenhami pas skadimit të kontratës.

Eriksen ka kontratë gjashtë mujore me Tottenhamin dhe sipas mediave britanike, ai nuk e ka në plan të qëndrojë në skuadrën londineze.

Sipas informacioneve të fundit, Interi ka vendosur kontakte me futbollistin danez, të cili dëshiron ta sjellë si lojtar të lirë në fund të sezonit.

Për shkak të ‘Rregullit Bosman’, Interi ka të drejtë për bisedime me Eriksenin, por nuk dihet nëse do të mund ta bindin për transferim në “Meaca”, pasi për shërbimet e futbollistit danez interesim ka shprehur edhe PSG, duke i ofruar një kontratë të madhe.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim deri në verën e vitit 2025, duke peshuar 12 milionë euro në sezon, shkruajnë mediat britanike.