Intervista e Albin Kurtit në Samitin e Londrës

Kryeministri i Kosovës po merr pjesë në Samitin e Londrës

Samiti i Londrës i mbajtur nga Banka Ekonomike për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbledhur krerët e Ballkanit perëndimor.

Në margjinat e samitit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë ku flet për investimet e BERZH-it në Kosovë, si dhe kërkoi investime në të ardhmen.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të kryeministrit Albin Kurti.

Albin Kurti:

Para 75 vjetëve, Evropa perëndimore kishte Shtetet e Bashkuara dhe planin Marshal, dhe ne kemi Bashkimin Evropian, dhe teksa ne mund të punojmë më mirë, ne besojmë se edhe BE-ja mund të bëjë më shumë. Diçka që vjen nga Evropa dhe ne në Ballkanin perëndimor e vlerësojmë është EBRD, pasi fjala kryesore është investimi, dhe nuk do të mund të pajtohesha më shumë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimin e njerëzve sidomos rinisë dhe grave. Në më pak se 30 vjet, ata kanë shpenzuar gati 13 miliardë euro në më shumë se 700 projekte. Ne mezi presim si Qeveri e re të bashkëpunojmë me EBRD-në, me programin tonë qeveritar dhe me frymën dhe investimet e duhura të tyre, edhe më shumë se në të kaluarën.

Gazetari: Çfarë do të fitojë Kosova nga një ngjarje e tillë?

Albin Kurti:

Ne do të fokusohemi në sundimin e ligjit në mënyrë që të luftojmë dhe të ndalim korrupsionin dhe të arrijmë investime të sigurta, por në anën tjetër gjithashtu do të ndërlidhim tregun e punës me edukim kualitativ, na nevojitet infrastrukturë më e mirë, sidomos hekurudhat, ku EBRD do të mund të na ndihmonte shumë, si dhe rrugë rajonale në mënyrë që të kemi ndërlidhje më të mirë brenda vendit tonë si dhe me vendet fqinje. Ne kemi një fuqi pune të re, mosha mesatare në Kosovë është vetëm 30 vjeç, të cilët janë të trajnuar mirë dhe kanë aftësi të mahnitshme teknologjike për analiza komplekse të të dhënave dhe zhvillim të WEB-it, por na duhen investime. Gjithashtu kemi marrëveshjen e stabilizim-asocimit por kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë që është mundësi shumë e mirë, dhe ne mezi presim të kemi më shumë investitorë në mënyrë që të kemi rritje ekonomike dhe rritje të përfitimeve për të gjithë ata investitorë. EBRD është më e mira që mund të arrijmë, dhe unë besoj që me Qeverinë tonë mund të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë në të kaluarën. Në mes tjerash ne do të fokusohemi në lidhjen mes Prizrenit në Kosovë dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu rehabilitimin e hekurudhave nga jugu në veri nga Hani i Elezit tek kufiri me Maqedoninë e Veriut tek Leshaku në kufi me Serbinë.

Gazetari: Më trego për këtë ngjarje, kjo është hera e parë që jeni këtu. Çfarë kishe dëgjuar për këtë ngjarje, dhe a i ka përmbushur pritjet e juaja?

Albin Kurti:

Po, besoj që është një mundësi e mrekullueshme për të diskutuar me krerët e shteteve tjera. Unë jam në pozitë vetëm që 3 javë, por ekziston një entuziazëm i mrekullueshëm në Kosovë dhe dua që ky entuziazëm të transmetohet në bashkëpunime rajonale, në më shumë investime rajonale, veçanërisht për Republikën e Kosovës.

Gazetari: Atje në Kosovë, cila është përshtypja për EBRD dhe punën që po bën në vend?

Albin Kurti:

Njerëzit e vlerësojnë shumë, mendojnë për ta si njerëz që bëjnë më shumë punë sesa marketing. Është puna, ndihma dhe investimet që vijnë me EBRD-në që flasin për vetën. Besoj që njerëzit e vlerësojnë shumë këtë./21Media

Back to top button