"Peshkatarët e Perlave” do të shfaqet premierë në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve

“Peshkatarët e Perlave” do të shfaqet premierë në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve

Opera “Peshkatarët e Perlave” e kompozitorit Georges Bizet, me regjisore dhe protagoniste soparanon me famë botërore Inva Mula, do të shfaqet premierë në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë premierë , që do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, interpretojnë emra të njohur të skenës operistike shqiptare, por dhe të huaj. Me libret të Michel Carre dhe Eugene Cormon, dirigjent Zherar Akokanë, në këtë opera interpretojnë artistë të njohur të skenës shqiptare si baritoni Armando Likaj, sopranoja Ramona Tullumani, etj, ndërsa sopranoja Mula përveç regjisë do të luaj rolin e Lejlës.

Vepra operistike “Peshkatarët e Perlave” tashmë bën pjesë në fondin e artë të veprave operistike./21Media