Investohen mbi 180 mijë euro në rrugët e QKUK-së

QKUK-ja me rrugë të reja

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu, sot inauguruan rrugët e Qendrës Klinike Universitare.

Rregullimi i këtyre rrugëve ka kushtuar mbi 180 mijë euro dhe gjatësia e rrugëve të asfaltuara është afro 2.4 kilometra.

Sipas njoftimit nga ministria e Infrastrukturës ky investim është realizuar me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane dhe ta lehtësoi qarkullimin e lirë e të papenguar të pacientëve, punonjësve dhe vizitorëve.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se ky projekt i infrastrukturës ka ndikim pozitiv te pacientët duke u mundësuar qasje më të lehtë në klinikat e QKUK-së. Ai tha po ashtu se ndihet mirë që falë bashkëpunimit të MI-së dhe MSH-së ky projekt është realizuar në kohë rekorde.

Ndërkaq ministri i Shëndëtësisë, Uran Ismaili dhe drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu e kanë falënderuar Lekajn për gatishmërinë dhe veprimet e shpejta që brenda një kohe shumë të shkurtë të asfaltohen rrugët e këtij institucioni shumë të frekuentuar./21Media

Back to top button