Edhe pse ende presim freskimin e ri të iPad Pro, në mars Apple prezantoi iPad-in e ri prej 9,7 inç

Edhe pse ende presim freskimin e ri të iPad Pro, në mars Apple prezantoi iPad-in e ri prej 9,7 inç

Ky nuk është freskim siç kishin pritur shumë fansa, por është e veçantë të shohim se tableti i ri është më i trashë nga paraardhësi i tij, por në të njëjtën kohë është i qasshëm edhe opsioni i cili mund të ndihmojë në tërheqjen e përdoruesve të ri.

Po ashtu, ata të cilët planifikojnë që të mbajnë tabletin në faza të gjata do të duhej të dinë se iPad-i i ri mund të riparohet me pjesë të përdorura nga pajisja origjinale e iPad Air.

Megjithatë, duhet theksuar se secili komponent nuk mund të përdoret në kuadër të zëvendësimit. iFixit ka konfirmuar se shumica e pjesëve mund të përdoren, por jo edhe të gjitha, si kamera e parme, tastiera home dhe volume. LCD në masë të madhe mundet të përdoret serish, por me disa kufizime.