Consumer Reports ka qëndrim tjetër për iPhone X

Consumer Reports ka qëndrim tjetër për iPhone X

Deri tash testet dhe impresionet kryesisht shkuan në favor të telefonit të ri iPhone X dhe duket se pajisja është pranuar më mirë nga përdoruesit se sa iPhone 8.

Por, Consumer Reports ka qëndrim tjetër dhe në raportin e vet ka ranguar iPhone X nën modelet  iPhone 8.

Sipas testimit të tyre, iPhone X ka marrë rekomandimin e organizatës Consumer Reports, por është theksuar se përdoruesit që dëshirojnë të kursejnë para, është dashur të vendosin ndërmjet  iPhone 8 ose 8 Plus. Arsye, përveç çmimeve të ulëta, janë edhe puna e baterisë, si dhe qëndrueshmëria.

Consumer Reports në testin e vet ka gjetur se iPhone X arrin të qëndrojë 19,5 orë me një mbushje të baterisë, derisa iPhone 8 Plus qëndron 21 orë.