Irak, filloi evakuimi i civilëve nga Baghuz

Sipas gazetarëve që raportuan nga vendngjarja 10 kamionë janë larguar kjo zonë

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar evakuimin e personave që kanë mbetur në fshatin Baghuz, në afërsi të kufirit me Irakun, si zona e fundit në këtë vend e cila ende është në kontrollin e Shtetit Islamik.

Gazetarët që raportonin nga vendngjarja treguan për 10 kamionë, të cilët ishin me njerëz e që po largoheshin nga kjo zonë.

Zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, aleancë që mbështetet nga SHBA-të, konfirmoi se ata po përkujdesen për rreth 200 familje të cilat besohet se janë ende në këtë fshat.

Ndërkohë, që kjo aleancë po vijon me bombardime në këtë zonë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë kërkuar që të bëhet e pamundura që jeta e civileve të mos rrezikohet.

Back to top button