Irak: Nuk ka kosovarë të lënduar nga shpërthimet

Asnjë kosovar i lënduar apo i vdekur në kampin ushtarak Al-Asad në Irak

Në kampin ushtarak të SHBA-së “Al-Asad” në qendër të Irakut i sulmuar mbrëmë nga Irani punojnë rreth 200 shqiptarë nga Kosova kryesisht nga Ferizaji, Gjilani e Prishtina si dhe një numër i vogël i shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve të RTV21 aktualisht informacionet e fundit janë se asnjë kosovar e as shqiptar nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë apo ka vdekur, ngase shumica e kosovarëve aktualisht gjenden në vendlindje për shkak të festës së Vitit te Ri.

Rreth 30-40 shqiptarë janë në kampin “Al-Asad” aktualisht./21Media

Back to top button