Iran: Protesta kundër Izraelit

Protestuesit: Vdekje Izraelit

Qindra-mijëra iranianë protestuan sot në gjithë vendin duke bërë thirrje “Vdekje Izraelit” dhe duke i vënë flakën flamurit të ashtuquajturit Shtet Islam, i cili është përgjegjës për sulmet në Teheran.

Siç transmetojnë mediat shtetërore iraniane, me miliona njerëz kanë marrë pjesë në tubimet me të cilat është shënuar dita al Kuds, e cila festohet çdo të premte të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Reuters.

Back to top button