Irani pranon që ka goditur avionin ukrainas

Sipas deklaratës së tyre rrëzimi i aeroplanit ishte “gabim njerëzor”

Më në fund Irani pranon që ka goditur avionin civil të linjës airore Ukrainas

Irani dorëzohet duke pranuar se e rrëzoi aksidentalisht avionin e pasagjerëv të linjës ukrainase në Teheran.

Ushtria iraniane sipas mediumit Iranian ka deklaruar se mendohej të ishte një “aeroplan armik”, duke shtuar se ishte “gabim njerëzor”.

Boeing 737 ukrainas u rrëzua pranë Teheranit të mërkurën në mëngjes, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët.

Pak para se të rrëzohej avioni, Irani kishte kryer disa sulme raketash në dy baza ushtarake në Irak të përdorura nga forcat e armatosura amerikane./21Media

Back to top button