Irani sulmon bazat ajrore amerikane në Irak

Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane u sulmuan

Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit. Ai u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane u sulmuan, në Irbil dhe Al Asad. Është e paqartë nëse ka pasur viktima.

Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi ishte si hakmarrje për vdekjen e Soleimani të Premten.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët e amerikanëne të cilët i lëshuan bazat e tyre, ushtrisë së saj terroriste, që çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër”, tha ky formacion ushtarak i Iranit, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e Iranit IRNA.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif lëshoi më vonë një deklaratë në Twitter, pretendoi se sulmi ishte vetëmbrojtje dhe mohoi se Irani po kërkon të përshkallëzohet situata.

Presidenti Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, këmbënguli se “gjithçka është mirë”, ndërsa shtoi se nuk kishin shënuar ndonjë viktimë e mundshme nga sulmet.

“Gjithçka është mirë! Raketat janë lëshuar nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i dëmeve po ndodh tani. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes“, ka shkruar Trump.

Back to top button