Irani uron Irakun për fitoren ndaj ISIS-it

Po quhet si fitore historike

Irani sot ka uruar Irakun për fitoren që ka shënuar ndaj ISIS-it në Mosul duke i ofruar edhe ndihmë.

“Urojmë njerëzit trima dhe qeverinë e Irakut për çlirimin e Mosulit”, ka shkruar ministri Iranian i Punëve të Jashtme Mohamed Xhavad Zarif mbrëmë në vonë në Twitter, trasnsmeton AFP.

Në tetorin e vitit të kaluar, al-Abadi ka lajmëruar fillimin e misionit për të rikthyer Mosulin, duke përdor një ushtri diversantë prej 100 mijë trupave.

Back to top button