Afërdita Saraçini Kelmendi merr çmim për ndërtim të medias profesionale

Afërdita Saraçini Kelmendi merr çmim për ndërtim të medias profesionale

Puna profesionale e Radiotelevizionit 21 që nga themelimit e deri më sot, por merr kredite nga institucione të njohura botërore.  Aktualisht, në Uashington po qëndron një delegacion i “21 Medias” kryesuar nga drejtoresha Afërdita Saraçini Kelmendi.

Drejtoresha e përgjithshme, ka marrë çmimin për gazetari të avancuar para dhe pas luftës në ndërtimin e një institucioni të fortë profesional nga IREX.

Ndërkohë në Kongresin amerikan në Uashington, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të RTV21 dhe hapjes së zyrës së televizionit tonë në SHBA, Kongresisti Eliot Engell, ia dorëzoi delegacionit të flamurin e SHBA, i cili ka valuar në Kongres, me rastin e themelimit të RTV21.

Në njëzet vjetorin e themelimit të kompanisë “21 media”, që përmbledh në vete shtatë kanale televizive, në Kosovë e Maqedoni, një radio e dy portale, po vlerësohet si medie e fortë dhe profesionale.

Drejtoresha e përgjithshme e  “21 Medias”, Afërdita Saracini Kelmendi, është nderuar në Uashington, nga organizata IREX, me çmimin për gazetari të avancuar para dhe pas luftës në ndërtimin e një institucioni të fortë profesional.

IREX është një organizatë e cila punon më partnerë të ndryshëm në më shumë se 100 vende të botës. Qëllimi i IREX është për të bërë një botë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. IREX mbështetë individët dhe institucionet për ndryshimet që bëjnë në komunitetet e tyre.

Ndërkohë edhe në Kongresin Amerikan në Ëashington, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Radiotelevizionit 21 dhe hapjes së zyrës së Radiotelevizionit 21 në SHBA, Kongresisti Eliot Engel, ia dorëzoi delegacionit të RTV21, drejtoreshës së përgjithshme Afërdita Saraçini Kelmendi, drejtorit të informacionit Eugen Saraçini dhe korespodentit të RTV21 Halil Mula, flamurin e SHBA-ve, i cili ka valuar në Kongres, me rastin e themelimit të RTV21.  Gjithashtu Eliot Engel dhe Afërdita Saraçini- Kelemendi kanë diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe nevojën për angazhimin e mëtutjeshëm të Amerikes në Kosovë.

Këto nuk janë çmimet e mirënjohjet e para që Radiotelevizionit 21 dhe drejtoreshës Saracini Kelmendi, i vinë nga SHBA-të. Afërdita Saracini Kelmendi është kosovarja e parë që ka marro çmimin për kurajë në gazetari. Në vitin 1999 ky cmim iu dha nga Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Media. IËMF që funksionon që nga viti 1990 punon për të zbuluar potencialin e grave gazetare si kampione të lirisë së medias.

Radiotelevizioni 21, drejtoresha Saracini Kelmendi dhe ekipi profesional ka pranuar qindra mirënjohje edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare e vendore si dhe institucione të ndryshme publike e private.

Së fundmi, Presidenti i Kosovës, i dha Radiotelevizionit 21 Medaljen Presidenciale për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 20 vjetorit të themelimit të Radiotelevizionit 21./21MEDIA