Publikohet dueti i shumëpritur

Publikohet dueti i shumëpritur

Dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptarë, Irkenc Hyka dhe Nora Istrefi kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Tymi i dashnisë 2” dhe është publikuar vetëm në versionin audio, përcjell rtv21.tv

Ky bashkëpunim në mes të artistëve ishte paralajmëruar vitin e kaluar, e që ishte anuluar në minutat e fundit nga Nora Istrefi. Megjithatë, ky anulim nuk e pengoi Irkencin të e publikonte këngën solo, e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin Youtube.

Sidoqoftë, bashkëpunimi i shumë pritur i artistëve është publikuar dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./21Media