IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në rajonin e Ingushetisë

Sulmi në rajonin rus të Ingushetisë

Grupi ekstremist i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në rajonin rus të Ingushetisë në Kaukazin Verior.

Gjatë sulmit ishte vrarë një officer i policisë.

Më 31 dhjetor, dy të rinjë e shkelën me veturë një polic dhe më pas sulmuan me thikë një polic tjetër.

Autoritetet rajonale thanë se njëri nga policët humbi jetën, ndërkaq tjetri u plagos.

Njëri nga sulmuesit, Mikail Miziyes, 18 vjeç, u vra ndërkaq sulmuesi tjetër, Akhmed Imagozhev, u plagos dhe tani gjendet në një qendër spitalore.

Sipas grupit të inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të IS-it, grupi ekstremist e mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate të lëshuar më 1 dhjetor.

Udhëheqësi i Ingushetisë, Makhmud Ali Kalimatov ka kritikuar publikisht autoritetet e sigurisë për “masa të dobëta sigurie” gjatë festës së Vitit të Ri.

Sulmet ndaj policisë dhe autoriteteve kanë vazhduar për vite me rradhë në rajonin e paqëndrueshëm të Kaukazit të Veriut pasi Rusia dëboi një qeveri separatiste në një nga provincat e rajonit, Çeçeni./Rel

Back to top button