Mustafa: Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor

Mustafa: Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se këto ditë së bashku me kandidaten e tyre për kryeministre, Vjosa Osmanin, do të takohen me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, për të vlerësuar siç tha ai procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes.

Mustafa ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Tutje ai ka thënë se “në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave”.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq. Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave. Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka numëruar 100 për qind të votave të rregullta për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit./21Media