Isa Mustafa reagon për largimin e Alma Lamës nga pozita e ambasadores

Mustafa: Nuk dihet çka fshihet pas largimit të Alma Lamës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me largimin e Ulpiana Lamës nga posti i Ambasadores së Italisë.

Sipas Mustafës, për largimin e saj duhej të jepej ndonjë shpjegim nga Presidenti i Kosovës apo Ministria e Punëve të Jashtme. Ai është shprehur i bindur se Lama e ka kryer punën me dinjitet.

“Largimi i zonjës Alma Lama nga pozita e ambasadores në Itali, me kërkesë të Presidentit, është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale. As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve.”, ka shkruar Mustafa në Facebook

Vendimi pë largimin e Alma Lamës  nga misioni i saj diplomatik në Itali, është  marrë me 23 nëntor të këtij viti nga  Presidenti Hashim Thaçi ./21Media

Back to top button