18 muaj pasi u pajtuan Dua është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew

18 muaj pasi u pajtuan Dua është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew

Ylli i muzikës i dha fund lidhjes këtë javë. Ndërsa kuzhinieri e hoqi nga Instagram mbrëmjen e së martës. 23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.

Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.

Duket se Carew ndarjen është duke e përjetuar shumë rëndë dhe këtë mundohet ta tregojë me anë të postimeve të bëra  në Instagram.

Së fundmi, ai në Instastory ka publikuar disa video përmes të cilave ka treguar se ai është shtirië në spital.

Kujtojmë se Isaac Carew ishte në Kosovë bashkë me Duan kur ajo ka mbajtur dy koncertet e saj në Prishtinë./21Media