Tensione mes yllit spanjoll dhe trajnerit të Realit

Loading...

Tensione mes yllit spanjoll dhe trajnerit të Realit

Isco dhe Real Madridi janë në prag të ndarjes. Marrëdhënia mes yllit spanjoll dhe trajnerit, Santiago Solari është shumë e tensionuar, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.

Sinjalin e fundit e ka dhënë vetë kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos. “Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Evropës.

Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuajse asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm dy nga 16 ndeshje.

Këtë situatë është duke e vëzhguar Juventusi, i cili ka kohë që interesohet për futbollistin dhe nëse nuk do të ketë një përmirësim të kësaj gjendjeje, atëherë kampionët e Italisë, pritet të vihen në sulm për ta transferuar, Iscon në Serie A