Vushtrria ka prezantuar trajneri e ri

Vushtrria ka prezantuar trajneri e ri

Antonio Toma është prezantuar si trajneri i ri i Vushtrrisë.

Në të kaluarën 56 vjeçari ka qenë asistenti i parë i Antonio Contes te skuadra e Atalantës në edicionin 2009/10.

Emërimin e Antonio Tomas e ka bërë të ditur klubi FC Vushtrria përmes një postimi në Facebook:

“Po e hapim një kapitull të ri për klubin, për herë të parë një trajner i huaj nënshkruan me Vushtrrinë. BENVENUTO ANTONIO TOMAI.

Lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56 vjeçar, ish asistenti i njërit nga emrave më të mëdhenj të futbollit botëror Antonio Conte, në sezonin 2009/10 ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian Atalanta në Seria A, më pastaj për të vazhduar karrierën në klubin tjetër të njohur Lecce, fillimisht si trajner i grupmoshave U19 për dy vite me rradhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013, strategu italian Leccen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për tu kthyer prap për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017!Në verën e këtij viti, në mediat italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi”,  shkruan klubi FC Vushtrria.