Pas ftesës deklarohet Gucati

Pas ftesës deklarohet Gucati

Gjykata Speciale ka bërë ftesën e radhës për intervistim. Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe mjeku që shërbeu gjatë kohës së luftës, Fadil Beka është i ftuari i radhës nga kjo gjykatë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se Beka duhet të jetë krenar me veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.

Me të marrë këtë lajm Gucati ka shkruar në rrjetin e tij në Facebook, ku edhe ka njoftuar opinionin lidhur me këtë.

Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkëluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njollos dhe ta gjykoj askush”, ka shkruar Gucati./21Media