Andrew Watt ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Andrew Watt ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Producenti i njohur ndërkombëtar, Andrew Watt ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirusin.

Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes postimeve në Instagram, ku përshkroi se si sëmundja e tij nga virusi COVID-19 përparoi me shpejtësi deri në pikën ku i është vendosur një aparat frymëmarrjeje.

Dje më dhanë rezultatet se unë jam pozitiv për COVID-19. Doja t’ju tregoja gjithçka për udhëtimin tim duke arritur këtu në një përpjekje për të sjellë vetëdijen për ashpërsinë e asaj që po ndodh në botë”, shkroi ndër të tjera ai në Instagram.

Watt, i cili gjatë karrierës sè tij ka punuar me Cardi B, Post Malone dhe Ozzy Osbourne, tregoi se që në mëngjesin e 6 marsit ai filloi të ndjehej keq.  ”Unë nuk mund të lëvizja nga shtrati im për ditë dhe fillova të kisha ethe”, shtoi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WATT (@thisiswatt) on

Watt është emër i njohur për shqiptarët për arsyen se ai ka qenë në lidhje dashurie me yillin e muzikës, Rita Orën. /21Media