Ai pranoi të bashkëpunojë me prokurorin special, Robert Mueller në hetimin rus

Ai pranoi të bashkëpunojë me prokurorin special, Robert Mueller në hetimin rus

Ish-kreu i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort pranoi sot fajësinë para një gjyqtari i akuzuar për konspiracion kundër SHBA-së dhe pengim të drejtësisë.

Ky ishte i pari rast që mbërriti në gjykatë nga hetimi i departamentit të drejtësisë për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane. Sidoqoftë, akuzat kishin të bënin vetëm me rolin e Manafort si këshilltar politik për politikanët pro rusë në Ukrainë, e që datonin që para fushatës së Trump, shkruan ATSH.

Ish-lobisti 69 vjeç pranoi fajësinë edhe më parë në muajin gusht me akuzën për mashtrim bankar dhe të anashkalimit të taksave në procesin gjyqësor që u mbajt në Virxhinia.

Pranimi i fajit nga ana e tij sot i mundëson për të shmangur një tjetër proces të gjatë dhe të kushtueshëm, madje të sikletshëm edhe për presidentin Trump, kur na ndajnë vetëm disa javë nga zgjedhjet parlamentare të mesmandatit.