Ish kryeministri Rexhepi dërgohet në Turqi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi kishte përjetuar dy sulme në tru

Një javë më parë në Klinikën Kirurgjike, është kryer një ndërhyrje kirurgjike dhe pasi gjendja e Dr. Rexhepit është përmirësuar, ai sonte është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor në Turqi.

Vendimin për trajtimin shëndetësor të ish kryeministrit Rexhepi e ka marrë Komisioni Shëndetësor, i cili ka vlerësuar se i duhet një rehabilitim dhe trajtim jashtë vendit, me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe me ndihmën e Ambasadës turke dhe shtetit turk, ish kryeministri dërgohet për trajtim në një klinik të specializuar turke.

Back to top button