Mustafi sulmohet ashpër për shkak të gabimeve në ndeshjen e së dielës

Mustafi sulmohet ashpër për shkak të gabimeve në ndeshjen e së dielës

Shkodran Mustafi po përjeton ditë të vështira në Angli, pasi është sulmuar ashpër për shkak të gabimeve në ndeshjen e së dielës së shkuar kundër Crystal Palace.

Një ndër personat më të ashpër me shqiptarin e Arsenalit ka qenë ish-legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, i cili e ka sulmuar ashpër mbrojtësin.

“Nuk u befasova nga ajo që pashë, ishte një horror show që e kemi parë edhe më përpara. Ai ka qenë një rrëmujë totale që kur u bashkua me Arsenalin dhe ndeshja e fundit ishte një tjetër shembull perfekt. Edhe në golin e dytë gaboi, përveç gafës te goli i parë”, ka thënë Carragher për Sky Sports.

Mustafi i ka kushtuar 30 milionë sterlina Arsenalit, por trajneri Unai Emery ka qenë kundër kritikëve: “Do të mbrojë çdo futbollist, sepse ata punuan dhe dhanë gjithçka. Mund të flasim për skuadrën në përgjithësi, por nuk mund të përqendrohemi tek emra të veçantë”.