Met Elshani  flet për rtv21.tv lidhur me largimin e Mozzikut dhe Getinjos nga "On Records"

Met Elshani  flet për rtv21.tv lidhur me largimin e Mozzikut dhe Getinjos nga “On Records”

Dy reperët, vëllezërit,  Mozzik dhe Getinjo njoftuan se që nga sot nuk do të jenë më pjesë e kompanisë “On Records”. Ata nuk kanë treguar arsyet pse morën këtë vendim.

Lidhur me këtë ish menaxheri i tyre, Met Elshani për rtv21.tv ka thënë se reperët janë larguar nga kjo kompani pa asnjë arsye. Ai ka paralajmëruar se ata do të përballen me gjyqin pasiqë sipas Elshanit kanë bërë shkelje të marrëveshjes.

“Persona që nga 0 i kem bërë te famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mijëra euro kanë vendosur në mënyrë të njëanëshme pa kurfarë arsye të largohen nga “On Records” , por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontratë të nënshkruar me këtë kompani ,sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht që kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë , dhe dhe do të përballen me gjyqin e përcaktuar në këtë kontratë. Ju garantoj se do jetë një shembull për të gjithë artistët mbarë shqiptarë se ky rast do jetë vetëdijësimi i respektimit të marrëveshjeve me kompanitë nuk janë këto pazare investo ti në mua qindra mijëra euro dhe tash u bëra i famshëm tung klm jo jo , por do ta kuptojnë që marrëveshja duhet respektuar në përpikëshmëri ku në këtë rast ne kemi të gjitha të drejtat mbi imazhin dhe zërin artistik të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera mbi karrierën e tyre.”, ka deklaruar Elshani.

Ndërkohe rtv21.tv ka provuar të kontaktojë edhe me Mozzikun dhe Getinjon, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga ta./21Media