Martohet ish mesfushori i Barçës

Martohet ish mesfushori i Barçës

Ish-mesfushori i Barcelona-s dhe i kombëtares turke, aktualisht lojtar i ekipit Basaksehir, Arda Turan, mbrëmë ka kurorëzuar lidhjen e tij me Aslihan Doğan me një dasmë madhështore në Stamboll, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Erdogan.

Ceremonia, sipas medieve lokale turke, është zhvilluar në një strukturë të ndërtuar ekskluzivisht në pjesën aziatike të Bosforit, në praninë e shumë të ftuarve VIP.

President Erdoğan witness as Turkish footballer Arda Turan ties the knot

“Falënderoj të gjithë ata të cilët janë lutur dhe na kanë uruar martesën”, shkroi Turan një mesazh në rrjete sociale.

Turan kishte luajtuar për Atletico Madridin deri në vitin 2015 ku iu bashkua ekipit të Bacelonës, mirëpo kishte dështuar që të sigurojë një vend startues në formacionin e Barçës.