Rasti ishte paraqitur në Polici në shtator të vitit të kaluar

Rasti ishte paraqitur në Polici në shtator të vitit të kaluar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është liruar nga akuzat për ngacmim seksual.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Baliq, i cili një pjesë të aktvendimit e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Baliq, kirurg me profesion, akuzohej për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në Spitalin Rajonal të Pejës.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten S.M, e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra. Sipas aktakuzës, Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima.

Pas aktakuzës Baliq ishte suspenduar nga puna.