Hasani ishte liruar nga detyra në shtator të vitit të kaluar

Hasani ishte liruar nga detyra në shtator të vitit të kaluar

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani sot iu është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë lajm e ka bërë të ditur, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur.“, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, Facebook.

Bajram Hasani në shtator të 2018-së ishte liruar nga detyra e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë me kërkesë në atë kohë të partisë që i takonte, NISMA./21Media