"Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës"

“Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës”

Ish ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani sot iu është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Hasani përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka treguar arsyet se përse ka aderuar në partinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.“, ka shkruar ai.

Më tutje Hasani ka thënë se do të jetë nder për të të rrugëtojë me njeriun e taksës.

Bajram Hasani në shtator të 2018-së ishte liruar nga detyra e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë me kërkesë në atë kohë të partisë që i takonte, NISMA./21Media