De Niro po akuzohet

De Niro po akuzohet

Ish-ndihmësja e Robert De Niros e paditi aktorin me 12 milionë dollarë, duke e akuzuar atë për “diskriminim gjinor dhe ngacmim”.

Graham Chase Robinson pohoi se ylli i “Raging Bull” abuzonte verbalisht dhe e ngacmonte seksualisht atë.

Avokati i aktorit në një përgjigje tha se akuzat ishin absurde, transmeton rtv21.tv

Rasti vjen disa javë pasi De Niro e paditi Robinson, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të fondeve dhe akuza të tjera.

Dokumentet e saj ligjore, të cilat u botuan nga media amerikane të enjten, thanë se ai “ngre akuza të rreme” të krijuara për të parandaluar atë të ndërmarrë veprime dhe ta shkatërrojë karrierën dhe reputacionin e saj./21Media