Ish-presidenti del para gjyqit

Akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Rumanisë, Jon Iliesku dhe trembëdhjetë zyrtarë të tjerë do të gjykohen nën akuzat për krime kundër njerëzimit në lidhje me shtypjen e dhunshme të protestave në Bukuresht në vitin 1990, njoftoi sot zyra e prokurorisë shtetërore.

Katër persona janë vrarë pasi që Iliesku u bëri thirrje mijëra minatorëve që të ndihmojnë policinë për ndaljen e demonstratave, vetëm disa muaj pas ekzekutimit të diktatorit komunist Nikolaj Çaushevski në dhjetor të vitit 1989, transmeton AFP./21Media

Back to top button