Përfundon gjyqi për Sandro Rosel

Përfundon gjyqi për Sandro Rosel

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell më në fund është i lirë. Ai kishte gati dy vite në paraburgim, pas akuzave për fshehje parash me qëllim mospagimin e taksave. Pra, Rosell kreu dy vite burg për të dalë më pas i pafajshëm.

Barcelona e pati deklaruar blerjen e Neymar në shifrën e 56 milionë eurove. Pas hetimeve nga prokuroria spanjolle u zbulua se shifra e vërtetë e transferimit të Neymar nga Santos ishte gati 93 milionë euro.

Megjithatë për ish-presidentin nuk ishte marrë një vendim përfundimtar pasi duheshin akoma më shumë prova bindëse për burgimin e tij.

Pas plot dy vitesh hetime nga autoritetet vendase nuk është gjetur asnjë prove, që e bind gjykatën të marrë një vendim përfundimtar. Kështu kjo e fundit ka marrë vendimin e lirimit të Rosell pas dy vitesh zvarritje nëpër gjyqe.