Një president për t'u duartrokitur

Një president për t’u duartrokitur

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, edhe pse në moshë të thyer(95 vjeqar) punon si vullnetar në ndërtim.

Carter iu rikthye punës këtë javë duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai refuzoi të pushonte, duke u rikthyer në punë një ditë pasi u rrëzua në shtëpi ku dëmtoi fytyrën.

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015, u pa të punonte me trapan dhe duke ngulur gozhdë. Ai nuk tregoi asnjë shenjë lodhjeje apo problemesh nga aksidenti.

Kujtomë se Carter është presidenti i 36 i SHBA-ve. Ai ka shërbyer në periudhën 20 janar 1971 – 20 janar 1981 dhe më herët luftoi edhe me një sëmundje të rëndë, kancerin./21Media