Barack Obama shkon në Çikago për tu bërë anëtar i porotës, nuk zgjidhet!

Barack Obama shkon në Çikago për tu bërë anëtar i porotës, nuk zgjidhet!

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është paraqitur në Gjykatën në Çikago për të ushtruar detyrën e anëtarit të porotës në një proces gjyqësor, por u lirua nga ky obligim.

Gjykatësi i Qarkut, Timothi Evans, ju tha gazetarëve se ish-presidenti nuk është zgjedhur për anëtar të porotës, por se ai ka qenë i gatshëm të kryej obligimin, nëse një gjë e tillë do të ishte kërkuar nga ai.

Zëdhënësja e Obamës, Katie Hill, qartësoi se ftesa Obamës i ishte dërguar qysh në vitin 2010, por atëbotë ai ishte njëri ndër udhëheqësit më të fuqishëm në botë dhe kishte mundësinë që të shtynte shërbimin për Gjykatën.

Siç raportuan agjencitë, Obama është personi në funksionin më të lartë që është ftuar ndonjëherë nga gjykata në Çikago për të qenë anëtar i porotës, por nuk është ish-presidenti i parë të cilit i është dërguar ftesa. Në vitin 2015 ka qenë i ftuar George Bush i ri, ndërsa Bill Clinton në vitin 2003. Asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur për anëtar të porotës.

Nuk kishte ndonjë deklaratë zyrtare për arsyet se pse Obama nuk është zgjedhur për anëtar të porotës, por nuk është e pazakonshme që gjykatat ftojnë qytetarët për të qenë anëtar të porotës, për të mos i përfshirë dhe për ti liruar më pas në procese të caktuara gjyqësore./21Media