Ish-ushtari i arrestuar francez pranon se është mbështetës i Shtetit Islamik

Fuljer po mbahet në paraburgim dhe kundër tij tashmë është ngritur padi për vepër terroriste

Ish-ushtari francez, i cili javën e kaluar u arrestua në afërsi të një baze të forcave ajrore, është mbështetës i Shtetit Islamik dhe ka pranuar se kishte planifikuar një sulm.I dyshuari u arrestua në veriperëndim të Parisit, dy ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe në automjetin e tij u gjet armatim dhe flamuri i Shtetit Islamik.

I dyshuari, i identifikuar si Alen Fuljer, ka thënë gjatë marrjes në pyetje se është ushtarë mysliman dhe se kishte planifikuar sulm në bazën Evru-Fovill.
Në automjetin e tij është gjetur edhe një letër, në të cilën Fuljer kishte shkruar se sulmi nuk ka për qëllim të vret një numër të madh të njerëzve, por që të dëshmoi vendosmërinë e Shtetit Islamik.
Fuljer po mbahet në paraburgim dhe kundër tij tashmë është ngritur padi për vepër terroriste dhe për tentim-hyrje në një hapësirë ushtarake./21Media

Back to top button