Andersen është edhe tifoz i Kosovës në futboll

Andersen është edhe tifoz i Kosovës në futboll

Ish- ushtari i KFOR-it, Kenneth Andresen, tani profesor në Universitetin e Agder të Norvegjisë, ka publikuar disa fotografi nga 12 qershori i vitit 1999, kur trupat e NATO-s kishin hyrë në Kosovë, duke i dhënë fund kështu gjenocidit serb mbi shqiptarët.

Në fotografitë e publikuara në rrjetin social, Twitter, Andersen, shpërfaqë gëzimin e fëmijëve kosovarë me rastin e hyrjes së trupave të KFOR-it britanik në Kosovë.

 


Andresen në përshkrimin e aktiviteteve të tij, deklaron se është edhe koleksionues i kartolinave nga Kosova.

Madje ai është aq i lidhur me Kosovën, saqë përmes postimeve në këtë rrjet social, ka treguar se edhe bën tifo për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.