Rrëfimi i Marcekut nuk ka qenë shumë befasues

Rrëfimi i Marcekut nuk ka qenë shumë befasues

Ish-ushtari, Miroslav Marcek ka pranuar se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurën e tij, Martina Kusnirova, krim që pati nxitur protestave masive në Sllovaki dhe ka rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico.

Marcek i ka thënë Gjykatës Speciale Penale në Pezinok, në veri të Bratisllavës, se pranon fajin, duke synuar që t’i shmanget dënimit me vdekje.

Marcek është akuzuar për vrasjen e gazetarit Kuciak, 27-vjeçar dhe të dashurës së tij në shtëpinë e tyre jashtë kryeqytetit, Bratisllavë në shkurt të vitit 2018.

“Jam fajtor sipas Artikullit 1”, ka thënë Marcek para gjykatës kur është pyetur që të bëjë deklaratë për akuzat që i ka përmendur prokurori.

Dy të pandehurit tjerë, duke përfshirë biznisemenin, Marian Kocner, që janë akuzuar për dhënie të urdhërit të vrasjes, kanë thënë se janë të pafajshëm.

Një tjetër i pandehur ka refuzuar të deklarohet në seancë.

Pas protestave dhe dorëheqjes së Ficos, zyrtarë të lartë të drejtësisë janë larguar nga pozitat e tyre, pasi hetimet patën treguar se ata kanë qenë në kontakt me Kocnerin, biznisemen që ka qenë në qendër të raportimeve të Kuciakut.

Rrëfimi i Marcekut nuk ka qenë shumë befasues, pasi televizioni publik sllovak ka raportuar bazuar në burime se ai ka pranuar fajin një vit më parë gjatë seancave gjyqësore.

I dyshuari i pestë, Zoltan Andrusko, që ka pranuar fajësinë në muajin dhjetor, është dënuar më 15 vjet burgim për këtë rast.