Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për votat me postë

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për votat me postë

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, deklaroi se në këto zgjedhje iu është bërë një e padrejtë e madhe diasporës tonë.

Ai deklaron se kjo ka ndodhur për faktin se nuk ua kemi mundësuar që të votojnë në ambasadat tona në shtetet ku ata gjinden, pasi është një kosto për të votuar si dhe probleme tjera që mërgata jonë duhet të tejkalojë për të ardhur në Kosovë për të votuar, shkruan rtv21.tv.

Ai thekson se ashtu siç jemi munduar t’ua respektojmë të drejtën e mësimit të gjuhës shqipe fëmijëve të tyre në Evropë, votimi do të duhej të ishte e drejta e dytë që ata do të duhej ta gëzonin.

Vasolli shpreson shumë se në një të ardhme të afërt, kosovarët që janë në Evropë do të mund të shkojnë për të votuar në ambasadat apo konsullatat tona atje., kështu edhe të ndihen si pjesë e vendit tonë./21Media