Ata kurrë nuk e lanë njëri-tjetrin vetëm

Ata kurrë nuk e lanë njëri-tjetrin vetëm

Një histori dashurie 65-vjeçare i erdhi fundi këtë muaj. Jack dhe Harriet Morrisoni dhanë frymën e tyre të fundit pranë njëri-tjetrit në Missouri, SHBA.

Jack 86 vjeçar vdiq i pari dhe Harriet 83 vjeçare, vdiq disa orë më vonë. Çifti ishte martuar më 5 maj të vitit 1956 dhe kishte dy djemë.

Jacku dhe Harrieti raportohet se ishin takuar në një autobus që Jacku po e drejtonte si pjesë e kompanisë së babait të tij.

Sipas familjarëve dhe shoqërisë së çiftit, ata ishin të pandashëm dhe bënë gjithçka së bashku. Qofshin punët e përditshme, ose duke u përballur me sfidat më të mëdha në jetë, ata kurrë nuk e lanë njëri-tjetrin vetëm.

Në fakt Jack gjithmonë zgjodhje para gruas çdo mëngjes për ta përgatitur kafen e saj. /21Media