Video që tregon pamje të tmerrshme

Video që tregon pamje të tmerrshme

Një rrufe ka vrarë 23 lopë pasi goditi njërën dhe më pas u shpërnda përgjatë një gardhi metalik tek të tjerat që ishin në radhë, përcjell rtv21.tv.

Pamjet shqetësuese tregojnë kafshët, të cilat kanë shenja djegieje në stomakun e tyre, të shtrira në një rresht në një fermë në Teksas.

Fermeri Bobby Woody III tha që ishte një nga gjërat ‘më të egra dhe më të çmendura’ që ai kishte parë ndonjëherë.

“Kur goditi rrufeja, kishte tension aq të fuqishëm saqë vrau menjëherë njërën prej lopëve në mes të fushës,“-shkoi ai në Facebook.

Bobby Woody III tha se ai bëri zbulimin shokues në fermën e tij në Red River County disa ditë pasi stuhia kishte kaluar.

Videoja tregon kufomat e lopëve të fryra të mbuluara me miza, disa me këmbët të ngritura lart./21Media