Policia është duke vijuar hetimet

Policia është duke vijuar hetimet

Një grup dasmorësh shqiptarë janë ndaluar në Hamburg, në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”.

Mediet gjermane raportojnë se ishin gjithësej 20 makina të mbushur me dasmorë. Ndalimi i tyre është bërë nga qytetarët, të cilët kanë denoncuar zhurmat të ngjashme me shkrepjet e armëve.

Sekuestrimi – Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në makinat e dasmorëve u gjetën dhe sekuestruan sasi marijuane, bomba tymuese dhe disa fishekë.

Policia është duke vijuar hetimet, por ende nuk ka dhënë detaje nëse zhurmat e dëgjuara nga qytetarët ishin shkrepje armësh.