Ishin për trajnim jashtë vendit, kërkojnë të kthehen në Kosovë

Drejtori i kompanisë kërkon të mos t’i nënshtrohen karantinimit kur të kthehen

Masat parandaluese kundër COVID-19 për mbylljen e kufijve ka bërë që 9 punëtorët e kompanisë “Muqa Solar Company” të cilit ishin në një trajnim jashtë vendit kanë ngelur të shpërndarë në Zvicër, Gjermani e Austri. Por pas kërkesës së tyre në Ambasadën e Kosovës në Cyrih atyre u është thënë se ka mundësi që ata të kthehen në këtë fundjavë në Kosovë.

Drejtori i kësaj kompanie, Xhevat Muqa për kp ka deklaruar ai dhe punëtorët e tij kanë mbetur të ngujuar pasi nuk po kanë mundësi të udhëtojnë drejtë Kosovës pas mbylljes së kufijve.

“Pasi që ne më 8 mars u nisëm 9 persona nga kompania ‘Muqa Solar’ për një trajnim në Austri dhe pastaj në Gjermani. Kur ne i përfunduam trajnimet tona në Austri dhe Gjermani kisha edhe dy takime në javën tjetër në Gjermani dhe gjysma e punëtorëve u nisën për në Kosovën dhe ngelën në Zvicër dhe kur e pamë që po mbyllen kufijtë në tërë Evropën i kam lënë takimet që kam pasur të angazhuara në Gjermani jemi nisur edhe ne dhe kemi ardhur në Zvicër. Tani jemi 7 persona në Zvicër një person në Cyrih dhe 2 të tjerë në Llozan. Arkitektja jonë në Vjenë, kurse inxhinierja jonë në Mynhen. Të tërë punëtorët kemi ngelur këtu dhe tani po presim se çfarë po ndodh me ne”, tha ai.

Drejtori i kësaj kompanie ka deklaruar se menjëherë kanë kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Cyrih, të cilët dje i kanë njoftuar se ekziston mundësia që ata këtë fundjavë të kthehen në Kosovë

Muqa ka njoftuar se aktualisht ata janë duke qëndruar tek familjarët e tyre.

“Jemi në listën e pritjes por sipas Ambasadës së Kosovës në Cyrih njerëzit që janë me emergjencë, që iu ka skaduar viza dhe nuk kanë sigurim ata kanë prioritet para neve. Kam pasur dje një telefonatë nga ambasada dhe jemi në listë po mendojmë që ka mundësi që sipas ambasadës apo zotëri Gashi që ne të udhëtojmë 7 persona në këtë fundjavë nëse nuk është ndonjë tjetër me ndonjë urgjencë”, ka thënë Muqa.

Drejtori i kompanisë “Muqa Solar Company” ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’ua heqin shpenzimet e udhëtimit për t’u kthyer në Kosovë.

Muqën po e shqetëson edhe fakti që në momentin që kthehet në Kosovë do të vendoset në karantinë për çka ai kërkon një bashkëpunim me qëllim që ata të mos i nënshtrohen karantinimit.

Më 17 mars, Ministria e Shëndetësisë ajo e Infrastrukturës dh e Ambientit, dhe ajo e Punëve të Jashtme kanë apeluar që të gjithë qytetarët që ndodheshin jashtë vendit kur janë mbyllur kufijtë si masë parandaluese ndaj COVID-19, të lajmërohen në ambasadat e Kosovës.

Back to top button