Shqipëria U21 e mundi 2:1  Kosovën U21

Shqipëria U21 e mundi 2:1  Kosovën U21

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, e ka pranuar se ndeshja kundër kombëtares motër U21 të Kosovës ishte emocionuese për të dhe u shpreh i lumtur për fitoren e parë të ekipit të tij në kualifikueset për Euro 2021 të martën në Elbasan.

Shqipëria U21 e mundi 2:1  Kosovën U21, duke e arritur vetëm fitoren e parë në pesë ndeshje të Grupit 3 kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Duke folur pas ndeshjes në një emision, Bushi tha se është i lumtur për fitoren e parë ndaj një ekipi, siç e vlerësoi ai, të fortë si Kosova.

Është një fitore e radhës, ndaj një ekipi të fortë si Kosova. Kishim emocione, sepse jemi një komb, por jam i lumtur. Lojtarët e kanë përjetuar shumë, dhe isha në dyshim si do e përjetonin në fushë. Por, u shprehën mirë në detyrat që i kishim vënë”, tha Bushi.

Ai e pranoi se druhej se Kosova do ta barazonte rezultatin në fund të takimit, të cilin e quajti emocionues.

Ndeshja ka emocione, janë 3 rezultate në lojë. Ishin dy ekipe me cilësi në fushë, donin fitore edhe ata, ne donim fitoren e parë. Minutat e fundit janë emocionuese. Zoti të ndihmon kur punon shumë. U shpërblyem me fitoren”, shtoi ai.

I pyetur për mundësitë e Shqipërisë për kualifikim, Bushi u shpreh. “Janë të vështira, sepse kemi bërë një hap fals në Andorra. Por, shpresoj ta riparojmë nga ndeshja në ndeshje. Takimi me Anglinë është i rëndësishëm. Edhe pse janë një ekip i madh, do kërkojmë fitore. Kemi 5 ndeshje, janë 15 pikë në lojë. Jemi vend i vogël, me pak futbollistë, por mendoj se kemi shumë potencial. Duke parë edhe Kombëtaren e madhe me humbjen në Stamboll. Kemi zemër të madhe, dhe kur duam, bëjmë gjëra të mëdha”.