63 vjeçari ishte duke jetuar në një shpellë

63 vjeçari ishte duke jetuar në një shpellë

Policia kineze ka arrestuar një person i cili ishte në arrati për 17 vjet. Ai u gjet pasi ata përdorën një dron për të zbuluar fshehjen e tij në një shpellë.

63 vjeçari, i quajtur Song Jiang nga policia, ishte burgosur për trafikimin e grave dhe fëmijëve, por iku nga një kamp burgu në vitin 2002.

Ai kishte jetuar në një shpellë të vogël të shkëputur nga ndërveprimi njerëzor për vite me rradhë.

Policia e Yongshan mori të dhëna rreth vendndodhjes së Song në fillim të shtatorit, transmeton rtv21.tv.

Këto të dhëna i çuan në malet prapa vendlindjes së tij në provincën Yunnan në Kinën jug-perëndimore.

Pas kërkimeve të rregullta nuk arritën të gjejnë asgjë, autoritetet dërguan dronë shtesë për të ndihmuar oficerët.

Dronët përfundimisht vunë re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët, si dhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.

Policia pastaj u fut në këmbë dhe gjeti personin e arratisur në një shpellë të vogël, ku ai ishte fshehur.

Sipas policisë, burri kishte jetuar në izolim për aq kohë sa ishte e vështirë edhe të komunikonte me oficerët.

Mediat shtetërore thanë që Song kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijshëm nga një lumë, dhe degë pemësh për të bërë zjarr.

Ai është dërguar përsëri në burg./21Media