Kosova nuk e prek finalen e botërorit në Hendboll

Kosova nuk e prek finalen e botërorit në Hendboll

Ka përfunduar përballja gjysmëfinale e Kosovës me Ishujt Faroe në Botërorin e vendeve me zhvillim në Hendboll që po mbahet në Bullgari.

Ndeshja përfundoi me rezultat 30 me 33 në favor të Ishujve Faroe.

Ndeshja u transmetua në 21 Plus, shkruan rtv21.tv

Ndryshe në gjysmëfinalën e parë, Turqia mundi Qipron me rezultat 35:32, kjo ndeshje shkoi në vazhdime 2 herë nga 5 minuta duke e vonuar kështu fillimin e takimit Kosova- Ishujt Faroe./21Media