Ishulli më i vogël në botë ka vetëm një shtëpi dhe një pemë

Ishulli më i vogël në botë ka vetëm një shtëpi dhe një pemë

Mjaftueshëm për një fushë tenisi Ishulli më i vogël në botë i banuar është quajtur ‘Just Room Enough Island’ dhe arsyeja do t’ju habisë. Kjo për shkak se ishulli jashtë Gjirit të Aleksandrisë në New York ka hapësirë vetëm për një pemë dhe një shtëpi. Ishulli është një nga 1 mijë e 864 ishuj të vendosur në lumin St.

Laërence që ndan New York-un nga Ontario. Sipas Conde Nast Traveler, ishulli është pjesë e arkipelagut të mijëra ishujve. E quajtur dikur ishulli Hub, u ble në vitin 1950 nga një familje e njohur si Sizelands. Familja mbolli një pemë dhe ndërtoi një shtëpi e cila zuri pothuajse çdo metër katror të tokës. Sizelands e riemërtuan pronën me emrin “Ishulli me hapësirë të mjaftueshme për disa dhoma”. Familja kishte për qëllim që të përdorte ishullin për pushime në fundjavë, por mori vëmendjen e turistëve. Ishulli është 3 mijë e 300 metra katrorë dhe është e mjaftueshme për një fushë tenisi./21Media