ISIS-i rrethohet në bastionin e tij kryesor

Sipas Observatorit sirian u bllokuan rrugët për xhihadistët

Grupi Shteti Islamik (ISIS) që prej ditës së enjte është rrethuar në bastionin e tij sirian të Rakas, është një tjetër goditje për këtë organizatë të frikshme që po humbet kudo terren, ndërkohë që financimet e saj po shuhen.

“Pas një manovre rrethimi që kërkoi disa muaj, aleanca arbo-kurde e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja, i bllokoi rrugët e fundit të arratisjes xhihadistëve të këtij qyteti në veri të Sirisë”, njoftoi Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut.

Kjo deklaratë vjen tre vite pas shpalljes nga ISIS-i të Kalifatit Islamik në territoret që luftëtarët e tij kishin pushtuar në Siri dhe në Irakun fqinj.

Rreth 2500 xhihadistë vazhdojnë të luftojnë në qytet, sipas gjeneralit britanik Rupert Jones, komandanti i dyti i koalicionit ndërkombëtar.

Back to top button