Mesazhi është publikuar nga rrjeti mediatik i Shtetit Islamik

Mesazhi është publikuar nga rrjeti mediatik i Shtetit Islamik

Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr Al-Baghdadi, paralajmëroi në një mesazh audio të lëshuar sot, se operacionet e përditshme të organizatës terroriste po vazhdojnë.

Mesazhi është publikuar nga rrjeti mediatik Al Furkan i Shtetit Islamik, i cili pretendon se është lëshuar nga lideri i Shtetit Islamik, transmeton Reuters, duke shtuar se nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është adresimi i tij i parë që nga prilli i këtij viti.

“Operacionet e përditshme janë duke vazhduar në fronte të ndryshme,” pohoi Al- Baghdadi, duke përmendur disa zona të tilla, si Mali dhe vendet e Mesdheut Lindor.