ISIS vret të paktën 19 persona në kryeqytetin somalez
Pesë nga personat e armatosur u vranë
Të paktën 19 persona u vranë kur militantët islamikë shpërthyen një bombë-makinë dhe një sulm me armë në një hotel në kryeqytetin somalez, tha një oficer i policisë të enjten.
Makina e drejtuar nga sulmuesi vetëvrasës, i përplas në hotel Posh, në jug të Mogadishut të mërkurën në mbrëmje, para se sulmuesi i armatosur të merrte peng 20 persona në Pizza House, ngjitur me hotelin. Hotel Posh është i vetmi vend që posedon diskotekë në kryeqytet.
Shefi i policisë së qarkut Abdi Bashir tha për Reuters se forcat e sigurisë somaliane morën kontrollin e restorantit në mesnatë, pasi personat e armatosur ishin mbajtur peng brenda për disa orë. Pesë nga personat e armatosur u vranë, tha Bashir.
“Ne e kemi nën kontroll hotelin, por më së shumti është shkatërruar nga vetëvrasësi”, tha ai për Reuters me telefon.
Dëshmitarët thanë se kishte trupa që ndodheshin në vendin e ngjarjes të enjten në mëngjes, pasi ambulancat erdhën për t’i larguar.